Vittorio Sgarbi, është një prej personazheve më të diskutuar publik në Itali, atë ose e do, ose e urren, kjo për shkak të të folurës së tij të drejpërdrejtë, ndonjëherë dhe arrogante.

Gjatë një interviste për të përjavshmen “Chi”, kritiku më i njohur i artit të Itali, ka bërë një rrëfim të pabesuëshëm. Ai ka pranuar që ka një vajzë shqiptare, që e ka fshehur për shumë vite.

Vittori Sgarbi ka folur për herë të parë për vajzën e tij sekrete, e lindur nga një marrëdhënie që ai ka pasur me një këngëtare lirike shqiptare me emrin Kozeta.

 “Ajo është Alba, edhe pse ka jetuar në Shqipëri gjithmonë jam interesuar për të dhe e kam ndjekur jetën e saj”

, ka thënë ai.

“Alba, vajza ime, nuk mund të ishte më e mirë. Është e zonja, elegante, serioze, dhe do të martohet vetëm në kishë, me gjasa shumë shpejt. Pastaj, ajo është shqiptare, populli që unë preferoj. Gjithmonë i kam mbrojtur shqiptarët nga emri i keq që i përhapet, për këtë kam edhe një vajzë shqiptare”, shprehet Sgarbi.

Gjatë intervistës ai ka zbuluar dhe një detaj tjetër në lidhje vajzën e tij misterioze shqiptare.

 “Me Albën u desh të pres, sepse mamaja e saj kishte një bashkëshort. Tashmë Alba ka mbiemrin tim. Ajo është studente në Universitetin e Inxhinierisë Elektronike në Tiranë dhe është gjithashtu shumë besimtare

”, ka thënë kritiku italian./tvklan.al