E përditësuar/ Në redaksinë e

tvklan.al

ka mbërritur një video që tregon momentet pasi një 60 – vjeçar u përplas me një makinë të parkuar gjatë orëve të pasdites në kryeqytet, për shkak se pësoi infarkt.

Qytetarët sqarojnë se 60 – vjeçari udhëtonte me furgon, me të cilin transportonte fëmijë të një kopshti. Në momentin e aksidentit, në mjet mësohet se ndodheshin 6 fëmijë dhe edukatorja e kopshtit.

Siç mund të shihet edhe në video, njerëz të shumtë rendën për t’i dhënë ndihmën e parë 60 – vjeçarit, deri në mbërritje të ambulancës. Kjo e fundit, sipas dëshmive të qytetarëve, mbërriti rreth 30 minuta me vonesë.

Ndërkohë në njoftimin e saj zyrtar më herët policia sqaroi:

Një burrë ka humbur jetën këtë të hënë në kryeqytet rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”.

60 – vjeçari me iniciale A.E lëvizte me një Mercedes Benz, kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një automjet që ndodhej i parkuar pranë.

Fatkeqësisht 60 – vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës sqaron se paraprakisht dyshohet se viktima ka pësuar infarkt

./tvklan.al