Prej kohësh, banorët e fshatit Vadardhë të Sukthit vuajnë problemin e grumbullimit dhe djegies së mbeturinave. Shqetësimin e tyre, banorët e kësaj zone e kanë denoncuar në rubrikën “Kallëzo”, në faqen zyrtare 

www.tvklan.al

.

foto 1

Ata shprehen se djegia e mbeturinave në këtë zonë është një problem që vijon prej kohësh dhe pavarësisht ankesave që kanë bërë në institucionet përkatëse, sipas tyre, gjendja vijon e pa ndryshuar.

Banorët ngrenë shqetësimin se tymi që shkaktohet nga djegia e plehrave po vë në rrezik shëndetin e tyre.

foto 3

Ata i kanë paraqitur një ankesë me shkrim, të firmosur nga 500 kryefamiljarë të fshatit Vadardhë, të gjithave institucioneve shtetërore, që nga Bashkia Durrës, Prefekturës, Inspektoriatit të Shëndetësisë dhe atij të Mjedisit, ashtu sikurse edhe policisë vendore, si dhe Emergjencave Civile.

Pavarësisht kësaj, banorët shprehen se deri më sot, ankesa e tyre ka rënë në vesh të shurdhët./tvklan.al