Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mesditës së të enjtes në kryeqytet.
Në segmentin e ri të Unazës së Madhe, një automjet tip “Volkswagen” si rezultat i shpejtësisë së lartë ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin anësor dhe duke u përmbysur.
https://youtu.be/Iz3dbck7QU0
Në rubrikën “Kallëzo” në
tvklan.al
janë dërguar nga disa qytetarë foto dhe video nga aksidentit.
Zyrtarisht, Policia e Tiranës konfirmon se nga aksidenti nuk ka persona të lënduar apo të plagosur, vetëm dëme materiale.
Segmenti i ri i Unazës së Madhe “Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike”, që u hap në Shtator të vitit 2017, në shumë raste për shkak të shpejtësisë së lartë të drejtuesve të automjeteve është kthyer në një segment aksidentesh rrugore.
/tvklan.al