Mosha nuk luan asnjë rol për Paul Mek Kartnin. 82-vjeçari magjepsi adhuruesit e grupit legjendar britanik Beatles në koncertin e tij në stadiumin River Plate në Buenos Aires mbrëmjen e të shtunës.

Këngëtari u prit ngrohtësisht nga fansat e tij argjentinas, përpara të cilëve këndoi hitin e famshëm të Bitëllsave “Can’t Buy Me Love”.

Ky koncert është i pari nga dy që ishin planifikuar të mbaheshin në vendin e Amerikës Latine. I dyti pritet të mbahet në fund të këtij muaji në qytetin e Kordobës.

Turneu i titulluar “McCartney’s Got Back” do të vijojë edhe në vende të tjera të Amerikës Latine si Kili, Brazili, Kosta Rika dhe Meksikë. Në dhjetor ai do të performojë edhe në Evropë.

Tv Klan