Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq” nxeh edhe më shumë gjakrat mes Hilës e Gjonit. Ky i fundit është tërbuar dhe merr menjëherë shishen në dorë e cila ‘fluturon’ drejt tavolinës së Hilës në anën tjetër të studios të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Fatmirësisht, shishja përfundon në këmbët e Hilës duke shmangur lëndimet e mundshme.

Nga shpjegimi i Eni Çobanit, duket se edhe në versionin e Gjonit ka një problem që ai nuk arrin t’ia shlyejë borxhin Hilës. Ambientet e pronës që ai ka fituar në vitin 1996 në Shkodër bashkë me familjarët nuk ka arritur t’i marrë, edhe pse ka paguar dhe ka bërë kontratën e shitblerjes me Ministrinë e Financave.

Sot Gjoni ndodhet jashtë godinës sepse ka një mori familjesh që e kanë zaptuar por njëkohësisht po e shfrytëzojnë pronën e tij edhe pse s’iu përket. Edhe Hila bën pjesë te zaptuesit, megjithatë ai pranon se ka bërë vetëgjyqësi për shkak se është i vetmi që Gjoni i detyrohet një borxh ndaj ka gjetur këtë zgjidhje.

Eni Çobani: Këta njerëz që kanë zaptuar këto ambiente, jo vetëm që kanë ikur, por i kanë lëshuar edhe me qira.

Ardit Gjebrea: Kanë lëshuar me qira diçka që nuk u takon.

Eni Çobani: Sigurisht, dhe marrin para mbi pronën e Gjonit.

Ardit Gjebrea: Që do të thotë këto ambiente s’janë të lira.

Eni Çobani: S’janë të lira prapë se ka njerëz brenda, por po shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme nga aata të cilët janë zaptues dhe kanë humbur çdo gjyq përpara gjykatës që janë drejtuar.

Ardit Gjebrea: Një nga ata zaptues, mund të konsiderohet Hila?

Eni Çobani: Patjetër, pavarëësisht se ai sot ka një borxh. Borxhin  e ka me deklaratë, por nuk e ka me gjyq.

Hilë: Unë kam bërë njëfarë vetëgjyqësie në lidhje për të marrë pasurinë time, e pranoj. Ligjërisht nuk është imja, pavarësisht se ne i kemi punët individualisht bashkë, por asnjë hyrje nuk është e zaptuar me qëllim që kanë dhënë lekë te Gjoni.

Eni Çobani: Po, i vetmi është ky.

Hilë: Atij nuk i ka dhënë kush.

Ardit Gjebrea: Vetëm ti i ke dhënë lekë?

Hilë: Vetëm unë i kam dhënë. Për të marrë paratë e mia, për t’i bërë njëfarë presioni, kam shkuar e i kam vënë çelësin asaj dere./tvklan.al