Kampioni i dyfishtë i MotoGP Francesco Bagnaia fitoi Çmimin e Madh të Japonisë në Motegi. Italiani e shkurton diferencën me rivalin Horge Martin në renditjen e përgjithshme të pilotëve në 10 pikë.

Piloti i Ducati-t, i cili fitoi sprintin e së shtunës, e la pas rivalin spanjoll për 20 xhiro dhe mori fitoren e tetë sezonale për herë të parë në karrierën e tij. Martin ka 392 pikë në renditje, kurse Bagnaia e ndjek me 382, ndërsa nga përfundimi i këtij sezoni në Moto GP kanë mbetur edhe 4 gara.

“Dua që të fitoj në këtë kampionat kështu që duhet të përpiqem të rikuperoj pikë çdo herë, por pa rrezikuar. Nuk është e lehtë, por kjo fundjavë nisi mirë dhe duhet që ta marrim si shembull për javët e ardhshme e të veprojmë si këtë herë në mënyrë që të punojmë në mënyrë perfekte e të bëjmë më të mirën tonë në çdo garë.”

Marc Marquez la pas Enea Bastianinin në garën për vendin e tretë në podium. Franco Morbidelli plotësoi pesëshën në e parë të Çmimti të Madh të Japonisë, duke e fituar duelin me Brad Binder disa xhiro larg vijës së finishit. Rrëzimi i dytë Pedro Acostan që e nisi nga pole position: gara për talentin spanjoll nga GasGas zgjati vetëm tre xhiro.

Klan News