Donald Tramp u rikthye në vendin ku gati 3 muaj më parë mund të kishte humbur jetën. Kandidati republikan zhvilloi një takim elektoral me mijëra mbështetës të tij në Batler të Pensilvanisë, duke folur para tyre, pikërisht në skenën ku plumbi i Snajperit të 20-vjeçarit Tomas Methju Kruks, e lëndoi lehtë në vesh.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se 12 javë më parë në këtë vend, koha u ndal për 16 sekonda dhe se e keqja shpërtheu, por nuk ia arriti qëllimin. Për Trampin, ky episod ishte nxitës për të vazhduar përpara për ta bërë amerikën sërish madhështore – siç është edhe motoja e tij.

Këtij takimi elektoral iu bashkua edhe Ilën Mask, bosi i Teslas, i cili tha se Tramp duhet të fitojë që demokracia të ruhet”. Takimi elektoral i Trampit shkaktoi dyndje masive në qytezën e vogël rurale në veri të Pitsburgut, ku morën pjesë 30 mijë njerëz. Sondazhet më të fundit për zgjedhjet e 5 Nëntorit tregojnë tregojnë një diferencë të ngushtë me vetëm 1 pikë në favor të demokrates Kamala Herris.

Tv Klan