Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kritikuar presidentin francez, Emmanuel Macron lidhur me thirrjen e tij për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael për përdorim në Gaza. Macron tha për një radio franceze se prioriteti i tyre është që të kthehen tek një zgjidhje politike që të ndalojnë dërgimin e armëve për të luftuar në Gaza.

Në një samit në Paris të mbajtur gjatë së shtunës, presidenti francez përsëriti shqetësimin e tij për vazhdimin e konfliktit në Gaza, pavarësisht thirrjeve për armëpushim dhe gjithashtu kritikoi vendimin e Izraelit për të dërguar trupa tokësore në Liban.

Deklaratë, të cilës Netanjahu ju përgjigj duke thënë “turp për ata”, ku i referohej Macron dhe liderëve të tjerë perëndimore që kanë bërë thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit. Në një video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se “Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre.

Macron tha gjithashtu se shmangia e një përshkallëzimi në Liban ishte një prioritet dhe se Libani nuk mund të bëhet një Gazë e re. Zyra e Netanyahut u përgjigj duke thënë se çdo vend që nuk qëndron me Izraelin po mbështet Iranin dhe përfaqësuesit e tij./tvklan.al