E kthyer tanimë në një destinacion për vizitorët e huaj, Tirana ia ka dalë të rrëmbejë edhe vëmendjen e blogut Italian “beBorghi”, që e cilëson një qytet të bukur dhe interesant.

Në artikullin kushtuar kryeqytetit shqiptar, blogu italian e përshkruan Tiranën plot jetë dhe energji duke ftuar turistët që ta zbulojnë çdo ditë e më shumë.

Valentina Borghi shkruan për atraksionet turistike të Tiranës dhe sugjeron që gjatë një qëndrimi 2-ditor, vizita duhet të nisë nga sheshi kryesor “Skënderbej”.

Disa nga ndërtesat më emblematike të qytetit kanë pamje nga ky shesh, teksa nuk mungojnë edhe godinat shumëkatëshe të viteve të fundit.

Për të mos u humbur ndër atraksionet për turistët, blogerja liston ndër të tjera Katedralen Ortodokse dhe Xhaminë e Ethem Beut.

Muzeu i Përgjimeve të Sigurimit të Shtetit “Shtëpia me Gjethe”, ish-Piramida e Diktatorit Hoxha, shtëpia e piktorit me famë nderkombëtare “Sali Shijaku”, Pazari i Ri, zona e Bllokut, Liqeni artificial dhe Parku Kombëtar janë të tjera ndalesa.

Sa për hotelet dhe restorantet, blogeria Valentina Borghi thotë se ato ofrojnë shërbime bashkohore, kuzhinë tradicionale dhe moderne, duke i listuar disa prej tyre mes 50 më të mirëve në botë.

Artikullin e publikuar në blogun “beBorghi” e ndau në rrjetet sociale edhe Kryeministri Rama.

Tv Klan