TVKLAN është platforma televizive private më e madhe në Shqipëri !
I themeluar në 12 shkurt 1997, TVKLAN u licensua nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit (KKRT), si kanali i parë kombëtar privat në territorin e Shqipërisë në vitin 2001. TVKLAN nis transmetimin në datën 25 Tetor 1997.
TVKLAN mbulon rreth 80% të territorit të Shqipërisë, që do të thotë rreth 90% të popullsisë së vendit. Platforma Kombëtare digjitale tokësore e TVKLAN është në transmetim me kanalet KLAN HD, KLAN Plus, KLAN News, KLAN Music, KLAN Nostalgji dhe në formatin OTT me anë të aplikacionit Klani Im. TVKLAN është edhe në transmetim satelitor 24 orë në të gjithë Botën nëpërmjet DigitAlb.
I pari televizion në Rajon me teknologjinë e cilësisë maksimale në transmetimet televizive. Nga data 4 Mars 2011, Televizioni Kombëtar KLAN filloi transmetimet në High Definition, standardi më i lartë i transmetimit televiziv.
KLANI IM – Një nga risitë e vitit 2022 e në vazhdim ka qenë aplikacioni “KLANI Im”. TVKLAN është i pari televizion në Shqiperi që ka zhvilluar një aplikacion që transmeton LIVE 24 orë të gjithë programin e TVKLAN si dhe një platformë OTT me 26 kanale televizive dhe 5 radiot me te rendesishme shqiptare. Klani Im, platforma me e madhe shqiptare kudo në botë!
TVKLAN i pari në shikueshmëri – Prej vitesh Tv Klan renditet i pari në shikueshmëri, si televizioni më i ndjekur në tregun televiziv në Shqipëri, me një mesatare ditore 30%-35% share dhe duke arritur pikun e audiencës në programe të caktuara, deri në 80%.
Rekord në prodhimtari, staf profesionistësh, teknologji e lartë, prodhime dhe blerje të suksesshme, programe për të gjithë target-moshat, e bëjnë TVKLAN, të jetë ekrani më i dashur i të gjithë shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. TVKLAN ka zgjedhur që të bashkëpunojë gjithmonë me producentët, autorët dhe moderatorët më të mirë shqiptarë dhe të huaj. Nën logon e TVKLAN, publikun shqiptar informohet, argëtohet dhe edukohet me programet tona.
Programet e sezonit tv 2025/26:
“Opinion” emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare nga gazetari i njohur Blendi Fevziu. Arena e politikës shqiptare që prej 31 gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
“Stop” një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj që prej vitit 2015 në TVKLAN. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetareve, të cilët kërkojnë zgjidhje për hallet e tyre si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshem në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
“E diela shqiptare”, i cili filloi për herë të parë në vitin 2008, është programi më i ndjekur nga të gjithë shqiptarët cdo të diel. Ky format nga producenti i njohur Ardit Gjebrea, përfshin një fashë orari maratonë, prej 7 orësh transmetim LIVE. Struktura e emisionit përmban rubrika si : “Ka një mesazh për ty”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power kids”, “Të panjohurit”. Duke filluar prej 2018, programi E Diela Shqiptare zhvillohet në një nga studiot nga më të mëdha të televizionit dhe rajonit me teknologjinë më të lartë. Gjithashtu nga producenti Ardit Gjebrea, prej vitit 2003 në bashkëpunim me TVKLAN vjen festivali prestigjoz i muzikës moderne shqiptare “Kënga Magjike”.
“Rudina” nga Rudina Magjistari vjen çdo ditë nga e hëna në të shtunë në TVKLAN me programin popullor të pasdites “Rudina”. Të ftuar specialë nga fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, rrëfejnë çdo pasdite momente të veçanta nga jeta e tyre private, profesionale ose artistike. Rudina Magjistari iu ribashkua profesionistëve të TVKLAN në vitin 2010 me programin e saj të përditshëm “Takimi i Pasdites” (5 edicione) dhe që nga viti 2016 me emisionin “Rudina”.
“Aldo Morning Show”, programi i mëngjesit për të 17-tin vit në shtëpite e shqiptarëve nga Aldon Lipe. Studio e “e xhamtë” shëtit nëpër rrugët e metropolit shqiptar me të ftuar të vecantë dhe muzikën më të mirë për ta nisur ditën sa më mbarë. Dielli lind ndryshe në TVKLAN, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, Aldo ju fton të zgjoheni me buzeqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenaline të paparë!
“Shije shtëpie” me Katerina Trungu & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues dhe argetues. Cdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike të Zj.Vjollca, e cila u tregon dhe mëson amvisave te cdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme, për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Katerina ndërkohë me të ftuarit e saj të përditshëm informon publikun nëpërmjet rubrikave të ndryshme me këshillat e thjeshta praktike, të kuptueshme nga te gjithë, për cdo aspekt të së përditshmes.
“X Factor Kids” – edicioni 1-rë. Formati më i ri televiziv që prodhon yjet e ardhshëm të muzikës shqiptare, nga Fremantle me regji të Vera Grabockës dhe nën prezantimin e Alketa Vejsiu. Skenografia nga skenografi I mirënjohur italian Gaetano Castelli dhe ndricimi nga Drejtori I Fotografise I “X Factor Italia” Marcello Jazzeti. Shikueshmëri absolute! Konkurentët vegjël të X Factor Albania janë kengëtaret “big” të muzikës shqiptare! Një talent-show I jashtëzakonshem me një juri profesioniste dhe perfomanca LIVE emocionuese!
“Këngët e Shekullit” u rikthye në sezonin 2024/25 në KLAN pas rreth 20 vitesh nga treshja e suksesshme Pandi Laco, Adi Hila & Bledi Laco. Emocionet, dhe momentet më të bukura të muzikës shqiptare! Një udhëtim magjepsës përmes notave e fjalëve të këngëve “ikona”. Rijetoni me “Klan” me Pandi Laço dhe Marsela Çibukaj, jo vetëm kujtimet, por edhe një pjesë të historisë sonë të muzikës… Spektakli më fantastik і këngës së vërtetë shqiptare! Të gjitha këngët realizohen “LIVE”, nga nje formacion i plotë orkestral ne nje studio gjigande me skenografi nga Gaetano Castelli dhe me emrat më të suksesshëm të muzikës sonë dhe të ftuar speciale ndërkombëtare!
“Histori shqiptare”, një program ideuar dhe realizuar nga Alma Cupi, që sjell histori suksesi, personazhe që bëjnë gjëra pa bujë, njerëz që punojnë tokën e tyre dhe ruajnë traditën. Ky reportazh sjell modele të atyre njerëzve që zhvillojnë turizmin edhe në zonat më të largëta.Histori për njerëzit që punojnë, kontribuojnë për komunitetin, ngrenë biznese, etj.
“Pro business”, një emision nga Oljana Maloku i dedikuar tërësisht për sipërmarrjet dhe çështjet ekonomike dhe sjell për publikun histori të bizneseve shqiptare, të diasporës dhe po ashtu histori të bizneseve ndërkombëtare të ndërthurur me realitetin ekonomik shqiptar.
Ndeshjet e Kombëtares – Që nga viti 2022 shqiptarët mund të shohin ndeshjet e Kombëtares sonë të futbollit në ekranin më të madh në vend, Televizionin Kombëtar KLAN, pa asnjë pagesë. TVKLAN siguron të drejtat ekskluzive të transmetimit të ndeshjeve të ekipit kombëtar në transmetimin tokësor. Janë transmetuar në KLAN edhe ndeshjen e Ligës së Kombeve në edicionin 2022 – 2023 dhe 2024 – 2025, Kualifikueset e Europianit të 2024-ës si dhe do të transmetohen kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
BOTERORI 2026 – Televizioni Kombëtar KLAN ka blere të drejtat ekskluzive të transmetimit të kampionatit Botëror 2026. Të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të ndjekin falas në TVKLAN ndeshjet e Botërorit 2026. Pas EURO 2024, TVKLAN do të sjellë dhe ndeshjet e kampionatit Botëror 2026. Të gjitha ndeshjet, 104 ndeshje, që do të luhen në SHBA, Kanada dhe Meksikë do t’i ndiqni LIVE vetëm në TVKLAN. TVKLAN ka transmetuar të gjitha ndeshjet e këtij kampionati europian 2024, duke iu dhuruar të gjithë shqiptarëve emocionet live nga Gjermania.
KLAN LAJME – Lajmet në TVKLAN, një prioritet për profesionalizëm, paanshmëri dhe saktësi. Të gjejmë çdo çast lajmin është profesioni ynë. Ne jemi kudo, për të sjellë tek ju gjithçka ndodh, me entuziasmin e gazetarëve profesionistë. Politika, aktualiteti, ekonomia, kultura dhe sporti vijnë në ekranin tonë me qëllimin e vetëm, objektivitetin dhe të vërtetën.
KLAN NEWS – Më 31 janar 2021, TVKLAN hap kanalin e 4-rt pervec TVKLAN, KLAN PLUS dhe KLAN MUSIC. Një kanal informativ 24 orë me gazetaret më profesionistë me disa edicione informative. Një televizion më vete duke ofruar për publikun atë se cfarë ndodh në vend, rajon dhe botë.
KLAN NOSTALGJI – Nga 9 Marsi 2026 nis për publikun edhe kanali më i ri Klan Nostalgji me filmat më të mirë të Kinostudios “Shqiperia e Re”, si dhe me prodhimet ndër vite të TVKLAN. Arkivi i pasur i TVKLAN me spektaklet dhe programet më të mira të televizonit më të ndjekur mbarëshqiptar.
KLAN SERIAL – Drame, romancë, aksion dhe adrenalinë përjeton publiku, duke ndjekur TVKLAN. Prodhimet më të suksesshme ndërkombëtare, serialet dhe filmat më të pëlqyer.
TV KLAN ishte televizioni i parë privat në Shqipëri, që “luftoi” dhe zbatoi Ligjin për të Drejtën e Autorit në transmetimet e tij. Çdo sekondë e ekranit tonë është e blerë në zbatim të ligjit në fuqi, për të drejtën e autorit.
Serialet dhe telenovelat, në vazhdën e programeve të blera, TVKLAN ka lidhur kontrata me të gjitha kompanitë më prestigjioze ndërkombëtare duke ofruar për publikun seriale, filma kinematografikë dhe telenovela me ratings të konsiderueshëm në televizionet e huaja ku janë shfaqur. Përmendim këtu disa tituj hit si: “Oktapodi”, “Magjia”, “Saint Tropez”, “Ezel”, “Grey’s Anatomy”, “According to Jim”, “Gymysh”, “Skllavja Izaura”, “Paso Adelante”, “House of Cards” “CSI.NY”, “Dr.House”, “Sex And The City”, “Californication”, “Menekshe dhe Halili”, “Shtëpiake të Dëshpëruara”, “Ezel”, “Jetë e Hidhur”, “Kuzey Guney”, “Dashuri e Ndaluar”, “Ertugrul”, “Diamante dhe Dashuri”, “Fatë të Kryqëzuara”, “Kurti dhe Sura”, “Bidaai”, “Sarasvaticandra”, “Vajza në dritare”, “Sulltanesha Kosem”, “I pabese”, “Cukur”, “Doktori i mrekullive”, “Osmani”, “Toke e hidhur”, “Capkeni i pasur”, “Lejla”, “Dashuria e Eshrefit” e dhjetëra të tjerë. Gjithmonë kemi zgjedhur dhe do të përzgjedhim prodhimet më të mira ndërkombëtare, me kënaqësinë që sukseset e huaja, të jenë në Shqip edhe për publikun shqiptar, nën logon e KLAN.
Historiku – TVKLAN nis transmetimin në daten 25 Tetor 1997, fillimisht me një programacion vetëm me filma.
- “France ‘98” ka qenë emisioni i parë i TVKLAN, një program sportiv për Kampionatin Botëror nga Pandi Laço, Bledar Laço dhe Agron Llakaj.
- “Opinion” nga Blendi Fevziu, emisioni më i ndjekur politik në ekranet shqiptare, nis transmetimin e tij nën logon e Televizioni TVKLAN, në Tetor 1998, i cili vazhdon të transmetohet dhe sot në këtë ekran.
- Ne Shkurt 1999, selia e shoqërisë ndryshon dhe transferohet në Rrugën “Dervish Hima” Nr. 1, me ambiente të mëdha, kushte moderne pune, rritje të numrit të personelit, gjë e cila ndikoi edhe në rritjen e cilësisë së produktit për publikun.
- Në vitin 1999, Televizioni TVKLAN blen Studion Lëvizëse Nr. 1, e cila ka shërbyer për transmetimet direkte të evenimenteve të ndryshme që janë zhvilluar jashtë ambienteve të Televizionit TVKLAN.
- Transmetimi i parë LIVE i kësaj studio ka qenë spektakli rinor “Duel”, direkt nga ish-teatri “Rubairat”, programi i parë rinor i cili testonte dhe afirmonte njohuritë dhe talentin e gjimnazistëve të kryeqytetit në këngë, aktrim, modeling dhe njohuri të përgjithshme. “Duel” është formati i parë Quiz TV për të rinj në Shqipëri, një program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto, me regji nga Artur Bejzade.
- Më pas filluan transmetimet “LIVE” të spektakteve shumë të ndjekur si: “Porta e Fatit”, “Gjeniu i Vogël”, “Akademia e Yjeve”, “Këngët e Shekullit“, “Kutia e Fundit”, “Tek Blloku”, “Taksi e Rezervuar”, “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, “Kombinat Show”, “Me Shumë Dashuri“, “Zonë e Lirë”, etj.
- Në verën e vitit 2000, Televizioni Klan, me anë të Studios Lëvizese Nr.1, ishte televizioni i parë privat (pas TVSH-së) që transmeton live nga një ambient i jashtëm, spektaklin “Netë Vere”. Një program ideuar dhe moderuar nga Albert Dumani dhe Fatos Risto, LIVE nga kompleksi i pishinave “Akuadrom”, i cili u bë programi hit i verës për katër vite rresht (2000-2003).
- Në nëntor të 2000, Televizioni Klan nis prodhimin dhe transmetimin e spektaklit “Porta e Fatit”, lotaria kombëtare, e cila vinte përpara publikut me elemente spektakli. Kjo lotari u përfshi në spektaklin më të madh për këngën popullore e qytetare “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare”, i prezantuar nga Rudina Magjistari dhe regjisor Bledar Laço. Ky program nisi transmetimin më 20 Nëntor 2000. Me shifrat rekord në shikueshmëri dhe interesimin e publikut, Televizioni Klan prodhon një seri të dytë të “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare II”. Kësaj here si një tablo më e madhe e këngëve, kulturës, traditave dhe folkut të të gjitha trevave shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën. Skenografia madhështore u ideua nga skenografi i njohur, Bashkim Zahaj. Spektakli u zhvillua në Studion Nr.2 të Televizionit Klan, më e madhja në Shqipëri.
- Në verën e vitit 2007, selia dhe studiot e Televizionit TVKLAN zhvendosen në ambientet e mëdha të ish – Kinostudios, “Shqipëria e Re”, duke ndërtuar 4 studio gjigande për super prodhime televizive. Studiot e reja mirëpresin formatet e reja të programeve, “Gjeniu i Vogël”, “E Diela Shqiptare”, “Opinion”, “Takimi i Pasdites”, “Njerëz të Humbur”, “Histori me Zhurmues”, “Kutia e fundit”, etj.
- Që nga viti 2007, Televizioni Klan është i pari dhe i vetmi që ka në pronësi një studio transmetimi Satelitore Lëvizëse-SNG (Signal News Gathering), duke sjellë në ekran live, gjithçka ndodh nga çdo cep i Shqipërisë dhe jashtë saj. SNG e TVKLAN shërben edhe për transmetime satelitore të gazetarëve të huaj, për raportet e tyre të përgatitura në Shqipëri.
- Më datë 4 Mars 2012 inaugurohet studio më e re dhe teatri i vetëm në Shqipëri dhe Rajon, i pagëzuar si “Teatri i RTV Klan”. Teknologjia më e fundit dhe rikontruksioni i plotë i studios, solli studion televizive më të madhe dhe më high tech në tregun televiziv në Shqipëri.
- Teatri u kurua nga mjeshtrat italianë të skenografisë dhe ndriçimit, Gaetano Castelli dhe Marcello Jazzeti, duke u shndërruar teatri i vetëm me teknologjinë më të fundit botërore.
- Në këtë teatër janë prodhuar dhe prodhohen spektakle apo patenta ndërkombëtare dhe programe nga vetë TVKLAN, si: “X Factor Albania”, “Gjeniu i Vogël”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance With Me”, “Kënga ime”, “Xing me Ermalin”, “Në kurthin e Piter Pan”, “Zemër Luana”, “Love Island Albania”, “Këngët e shekullit”, “X Factor Kids Albania”, etj.












Botërori 2026