Paul McCartney magjepsi  adhuruesit e grupit të njohur “Beatles” duke nisur koncertin e tij në stadiumin ‘River Plate’ të shtunën mbrëma me “Can’t Buy Me Love”, një këngë nga grupi i njohur britanik.

Këngëtari u prit ngrohtësisht nga fansat e tij argjentinas. Ky koncert është i pari nga dy që ishin planifikuar të mbaheshin në vendin e Amerikës së Jugut.

Koncerti i dytë i McCartney pritet të mbahet në fund të këtij muaji në qytetin e Kordobës. Turneu i titulluar “McCartney’s Got Back” do t’i lejojë këngëtarit të performojë në vende të tjera të Amerikës Latine si Kili, Brazili, Kosta Rika dhe Meksikë. Gjatë muajit dhjetor ai pritet të performojë edhe në Evropë.

Klan News