Varhelyi takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe opozitën

Ka mbërritur në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi të Mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

Zyrtari i lartë i Brukselit do t’i drejtohet në orën 16:00 me një fjalim parlamentit, ndërsa në orën 17:45 ai do të këtë një Konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Varhelyi do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta, si dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë të Brukselit vjen një ditë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë dhe në një kohë kur situata politike në vend është përshkallëzuar pas kalimit të ndryshimeve në Kodin Elektoral pa dakordësinë e opozitës së bashkuar.

Tv Klan