Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Flash News

15:57, 20 Shkurt 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në Tiranë. Sipas asaj që raporton gazetarja Glidona Daci, ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve.

I plagosuri, identiteti i të cilit për momentin nuk dihet, mësohet se ka marrë plagë në bark. Rrethanat momentalisht nuk dihen.

13:57, 20 Shkurt 2026

Mësuesi rreh nxënësin në oborrin e shkollës në Peqin

Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten e 19 shkurtit në oborrin e një shkolle në Peqin, ku një mësues ka goditur një nxënës të klasës së shtatë.

Pas ngjarjes, Policia njoftoi se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasin B. D., 51 vjeç, mësues në një shkollë 9-vjeçare në Peqin”.

12:03, 20 Shkurt 2026

Audi përplas burrin me biçikletë në Vlorë, i plagosuri në spital

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në zonën pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip Audi ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë në këtë aks rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, makina tip Audi ka goditur çiklistin në lëvizje. I plagosuri ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal i Vlorës. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

11:58, 20 Shkurt 2026

Opozita në protestë, Policia e Tiranës nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit

Partia Demokratike do të zhvillojë një tjetër protestë kombëtare, sot 20 shkurt në Tiranë. Tubimi pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se bazuar në çfarë ndodhi në protestën e kaluar dhe informacioneve se edhe sot mund të ketë veprime të dhunshme, i kanë kthyer përgjigje PD-së se nuk e marrin përsipër zhvillimin e tubimit.

“Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi, më datë 20.02.2026, në orën 18:00, para Kryeministrisë. Bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit”, njoftoi policia.

Por pavarësisht kësaj, policia ka marrë masa.

10:16, 20 Shkurt 2026

Rritet niveli i ujit në rrugën e Obotit

Reshjet e dendura të shiut dhe borës që kanë përfshirë qarkun e Shkodrës gjatë orëve të fundit kanë vënë në lëvizje strukturat e emergjencave civile, ndonëse situata deri më tani mbetet nën kontroll dhe pa probleme serioze për banorët.

Sipas raportimeve të fundit nga Prefektura, vëmendja kryesore është përqendruar në fshatin Obot, ku niveli i ujit mbi rrugë ka arritur në 30 centimetra.

Për të ndihmuar lëvizjen e banorëve dhe monitoruar gjendjen, në terren janë angazhuar forcat ushtarake nga Vau i Dejës me mjetet e tyre, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk ka njoftime për shtëpi të rrethuara nga uji… Lexo më shumë