TV Klan guida
- 05:00
Rudina
Kohëzgjatja: 60 minNjë show argëtues dhe informativ nga Rudina Magjistari, që shoqëron çdo pasdite familjet shqiptare, si programi më i ndjekur në këtë fashë orar, me të ftuar të shumtë VIP, por dhe njerëz të thjeshtë me historitë e tyre personale.
Nga: Rudina Magjistari
Kategoria: Talk Show
Kohëzgjatja: 60 min
Viti: 2010

- 06:00
Stop
Kohëzgjatja: 59 minNjë emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Nga: Saimir Kodra & Gentian Zenelaj
Kategoria: Satiro-Investigativ
Kohëzgjatja: 50 min
Viti: 2015
Kontakt: [email protected] & 0672208888

- 06:59
Aldo Morning Show
Kohëzgjatja: 126 minDielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo mëngjes me Aldon.
Nga: Aldon Lipe
Kategoria: Talk Show
Kohëzgjatja: 120 min
Viti: 2007
Kontakt: [email protected]

- Live
Shije Shtëpie
Live deri në 11:05Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Nga: Zj.Vjollca & Katerina Trungu
Kategoria: Argëtim
Kohëzgjatja: 90 min
Viti: 2021

- 11:05
Shtëpiake të dëshpëruara
Kohëzgjatja: 55 min
- 12:00
Lajme
Kohëzgjatja: 30 min
- 12:30
Nehir
Kohëzgjatja: 50 minNdërtimi i një dige do të shndërrohet në një vend ku dashuria përmbyt gjithçka. E gjitha filloi kur inxhinieri Nazim, një ish i dashuruar i lënduar, me një zemër të artë! Një burrë i lënduar fizikisht dhe emocionalisht, njihet “online” me gruan e ëndrrave të tij, Nehir. Ata shkruanin për muaj të tërë duke u lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ata ndjenin për njëri-tjetrin edhe pse nuk ishin parë kurrë! Ndërkohë në kantier vjen dikush që do të ndryshojë gjithçka. Një djalë qyteti, i pashëm dhe një mashkull i llastuar nga femrat. Nazim ishte shefi i tij në punë, por edhe mentori në jetë, pa e ditur që takimi mes tyre do të ndryshojë jetën e gjithsecilit. Një ditë Nehir kishte nevojë për diçka të vërtetë në jetën e saj. Deri dje ajo ishte një mashtruese me shumë identitete, që martohej për të marrë dhuratat e dasmës dhe më pas zhdukej. Vetëm Nazim dinte emrin e saj të vërtetë dhe një ditë edhe foton e saj të parë portret. Ajo kërkoi prej tij një foto si shkëmbim. Ai mund të bënte gjithçka për të, çdo gjë, por nuk mund të tregonte fytyrën e tij të vërtetë. Thonë që dashuria e vërtetë tejkalon bukurinë! Thonë që njerëzit mund ta duan njëri-tjetrin pavarësisht çfarë ndodh. Çfarë do të bënit nëse mendoni që askush nuk mund t’ju dashurojë ashtu siç jeni?! Nazim donte të tregonte të vërtetën dhe ta dashuronin me të vërtetën e tij, por ai nuk mund ta humbiste atë. Në panik ai zgjedh një portret simpatik duke e gënjyer atë. Ajo u dashurua me atë gënjeshtër dhe kërkoi të takohej për herë të parë me Nazim. Ai ishte i shkatërruar dhe bën një marrëveshje me zëvendësuesin e tij në takimin e parë të dashurisë me gruan që aq shumë e donte. Plani ishte që ajo të largohej sa më shpejt, por planet janë bërë për t’u prishur, sidomos kur bëhet fjalë për dashuri me shikim të parë. Si do të shpaloset ky trekëndësh dashurie dhe gënjeshtrash? Sa do të mund të gënjejnë ata? Sa kohë do të mund të aktrojnë? Cila dashuri është e vërtetë? Sa larg do të shkojnë ata për dashurinë? Vetëm e vërteta mund t’i ç’lirojë ata!
- 13:20
Të braktisurit
Kohëzgjatja: 70 minKur jeta të merr gjithçka, mbetet vetëm forca për të luftuar. Një histori e jashtezakonshme për familjen, sakrificën dhe shpresën. Mes vështirësive dhe padrejtësive, ata kanë vetëm njëri-tjetrin. Një serial i mbushur me emocione të forta dhe momente të paharrueshme. Rrugëtimi emocionues i gjashtë fëmijëve jetimë që luftojnë për të mbetur bashkë në një botë që përpiqet t’i ndajë. Seriali qe ka prekur zemrat e miliona shikuesve dhe me i klikuari ne mediat sociale me disa aktore yje.
- 14:30
Bahar
Kohëzgjatja: 60 minKur jeta ndalet… fillon Bahar. Historia e një rikthimi të jashtëzakonshëm. Drama e një gruaje që pasi përballet me rrezikun e humbjes së jetës, vendos të rikthehet te ëndrrat e saj të harruara. Dikur një mjeke e talentuar, Bahar ka hequr dorë nga karriera për familjen dhe bashkëshortin. Pas një sëmundjeje të rëndë që i rrezikon jetën, ajo kupton se ka sakrifikuar veten për familjen dhe ka harruar veten e saj. Me aktoren Demet Evgar, dy herë fituese e cmimit aktorja më e mirë e vitit.
- 15:30
Lajme
Kohëzgjatja: 35 min
- 16:05
Mëkate dhe Trëndafila
Kohëzgjatja: 55 minNjë sekret i fshehur për vite me radhë. Një familje në prag të shkatërrimit. Dhe një dashuri që lind mes dhimbjes dhe së vërtetës. Çdo trëndafil fsheh një sekret dhe çdo mëkat ka një çmim. Ai besonte te familja. Ajo besonte te e vërteta. Por kur sekretet dalin në dritë, asgjë nuk mbetet si më parë. Dashuri, tradhti dhe emocione që sfidojnë fatin. Me aktoret e famshem: Cemre Baysel dhe Murat Yildirim.
- 17:00
Rudina
Kohëzgjatja: 80 minNjë show argëtues dhe informativ nga Rudina Magjistari, që shoqëron çdo pasdite familjet shqiptare, si programi më i ndjekur në këtë fashë orar, me të ftuar të shumtë VIP, por dhe njerëz të thjeshtë me historitë e tyre personale.
Nga: Rudina Magjistari
Kategoria: Talk Show
Kohëzgjatja: 60 min
Viti: 2010

- 18:20
MASHTRUESIT
Kohëzgjatja: 70 minNjë dramë e mbushur me intriga, sekrete, ambicie dhe lojëra të rrezikshme, ku e vërteta dhe gënjeshtra ndërthuren në çdo hap. Ertan, një avokat i talentuar i cili së bashku me të atin, Kadirin, nuk heziton të përdorë metoda të pazakonta për të fituar çështjet e tyre dhe Asja, një grua që përballet me vështirësi të mëdha dhe detyrohet të përdorë zgjuarsinë dhe mashtrimin për të mbajtur familjen e saj. Sa më shumë zbulohen sekretet, aq më shumë bëhet e vështirë të dallosh se kush është viktimë, kush është mashtrues dhe kush po kontrollon lojën.
- 19:30
Lajme
Kohëzgjatja: 35 min
- 20:05
Stop
Kohëzgjatja: 55 minNjë emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Nga: Saimir Kodra & Gentian Zenelaj
Kategoria: Satiro-Investigativ
Kohëzgjatja: 50 min
Viti: 2015
Kontakt: [email protected] & 0672208888

- 21:00
Gjeniu
Kohëzgjatja: 60 minNjë gjeni i tradhëtuar nga njeriu që duhej ta mbronte. Mes sekreteve, pushtetit dhe lojërave të mendjes, fillon një betejë ku fiton vetëm më i zgjuari. Devran është një djalë me inteligjencë të jashtëzakonshme, jeta e të cilit ndryshon për shkak të tradhtisë së babait të tij. Një lojë të rrezikshme mendjesh, ku çdo lëvizje është e llogaritur dhe çdo aleancë mund të fshehë një tradhti. Ndërsa sekretet e së kaluarës dalin në dritë, Devrani duhet të zgjedhë mes hakmarrjes dhe njerëzve që do. Fitues i cmimit Emmy si seriali më i mirë ndërkombëtar per vitin 2025. Me aktorët: Aras Bulut İynemli, Ugur Polat, Taner Olmez, Onur Saylak, Melis Sezen.












Botërori 2026 



