Franca është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024.

Në një ndeshje të luftuar, “Gjelat” gjetën avantazhin në minutën e 85 nga autogoli i Vertonghen, pas gjuajtjes së Kolo Muani.

Në “Dyseldorf Arena” u zhvillua një sfidë mjaft taktike, ku hapësirat ishin të pakta nga të dyja përfaqësueset, por në tërësi u luajt më mirë nga skuadra e Deshamps, që krijoi më shumë raste goli.

Ndërsa “Djajtë e kuq” rrezikuan me kundërsulme.

Pasi shënuan golin e vetëm të sfidës, “gjelat” u kujdesën që të ruanin avantazhin.

Për “Djajtë e kuq”, kjo është humbja e dytë që kur drejtimine  mori Domeniko Tedesko, ndërsa Brezi i artë  largohet nga Euro 2024 në raundin e të16-ve. Ndërsa  Franca ka ardhur në çerekfinale falë dy autogolave dhe një penalltie.

Klan News