Trashëgimtari

- Action ,
- Drama ,
- Romance

Trashëgimtari – Episodi 83
Një letër e lënë nga Zylfikeri do të trishtojë akoma më shumë familjen Karsli. Të gjithë kthehen në Stamboll me një qëllim të vetëm, të marrin serish Esenlerin. Si do të shkojë tashmë lufta mes Timurit dhe Farozit mbi zgjedhjet e Esenlerit?

Trashëgimtari – Episodi 82
Timur dhe Rejhan kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni të thjeshtë mes familjeve. Jahja dhe Selim do të marrin një goditje të madhe nga nëna e tyre. Zylfiker mëson më në fund se kush është vrasësi i vërtetë i gruas së tij. Çfarë do të ndodhë në një përballje të fundit mes Zylfikerit dhe...

Trashëgimtari – Episodi 81
Rejhan do të marrë një surprizë të bukur nga Timur. Çfarë do të thuhet mes Derjas dhe Zahides? Çfarë marrëveshjeje kërkon të bëjë Faroz me Timurin? A do të mundet Vezir të tradhëtojë sërish Timurin? Sekretet e errëta të Vezirit kanë nisur të dalin në shesh…
Trashëgimtari – Episodi 80
Si do të jetë takimi i Zahides me djalin që sapo ka gjetur? A do të heqin dorë njëherë e përgjithmonë Jahja dhe Selim nga hakmarrja e tyre? Vezir i propozon për martesë Kudretit. Pasi zbulon sekretin më të madh të Vezirit, Faroz i kërkon atij të eliminojë Timurin…

Trashëgimtari – Episodi 79
Timur dhe Jahja arrijnë të godasin Farozin me dërgesën e tij. Por Timur do të marrë një lajm tjetër që do ta shqetësojë atë. Çfarë sekreti do të zbulojë Derja? Djali i Zahides dhe Zylfikerit, trashëgimtari i vërtetë i Zylfiker Karsli më në fund del në dritë.

Trashëgimtari – Episodi 78
A do të mund të shpëtojë fëmija që Derja pret? Si do të shkojë marrëdhënia e Gylshah dhe Selim? Faroz do të ndeshet sërish me Rejhanin. Kudret dhe Vezir pas 20 viteve i dorëzohen dashurisë së tyre.

Trashëgimtari – Episodi 77
Me urdhër të Zahidesë, Gylendam do të helmojë Derjan. Cila është lidhja e Farozit dhe Rejhanit? Timuri harton një plan për ta mundur Farozin me zgjuarsi, por këtë herë i duhet ndihma e Jahjasë.

Trashëgimtari – Episodi 76
Duke mos e përballuar faktin që ai nuk është djali i Zylfikerit, Zafer lë një letër lamtumire dhe largohet nga shtëpia. Zylfiker dhe Timur arrijnë të gjejnë Zaferin por do të jetë shumë vonë. Si do ta përballojë familja Karsli vdekjen e Zaferit? Mbi varrin e djalit të tij, Zylfiker do të përballet me një...

Trashëgimtari – Episodi 75
Çfarë do të thuhet në përballjen mes Zahides dhe Derjas? Çfarë marrëveshjeje do të bëjnë Timur dhe Jahja? Lajmi i shtatzanisë së Derjas bie si një bombë në familjen Karsli. Jahja nga ana tjetër duke mësuar që do të behet baba e vendos Derjan para dy zgjedhjeve…

Trashëgimtari – Episodi 74
Çfarë do të ndodhë gjatë një takimi me Jahjan dhe Derjan? Timur vazhdon të mbajë akoma familjen Karsli të bashkuar. Zahide mëson rreth shtatzanisë së Derjas…

Trashëgimtari – Episodi 73
Me zbulimin e sekretit të Zaferit se ai kishte vrarë padrejtësisht Muharremin, shpërthen një përballje e ashpër mes Zylfikerit dhe Vezirit. A do të shlyhen përfundimisht hesapet e vjetra që kishin zier prej vitesh? Si do të jetë tashmë marrëdhënia e Zylfikerit dhe Zaferit? Bejazit mëson që Derja pret një fëmijë nga Jahja…

Trashëgimtari – Episodi 72
Timur dhe Rejhan bëjnë gati planin e arratisjes së Zaferit. Por dikush do të tradhëtojë Zaferin dhe t’i rrëfejë Zahides gjithçka. Në një përballje të madhe mes dy familjeve, një sekret i madh do të dalë në dritë…
Plot

Trashëgimtari













Botërori 2026