Eliminimi nga Kampionati Europian nuk ka zbehur ëndrrën e Federatës Franceze për t’i besuar sërish Didier Deschamps si trajner.

Ka qënë presidenti i Federatës, Philippe Diallo, i cili ka mohuar zërat për një shkarkim të mundshëm. Në një intervistë të dhënë për mediat franceze, ai ka shuar thashethemet që lidhen me të ardhmen e 55-vjeçarit.

 Sipas tij ish-trajneri i Juventusit mbetet opsioni më i mirë për të drejtuar kombëtaren e Francës, të paktën deri në Botërorin e vitit 2026.

Philippe Diallo, President i Federatës Franceze: Didier do të vazhdojë misionin e tij. Do të diskutojmë së bashku në ditët në vijim për të analizuar më thellë se çfarë na ka munguar në këtë gjysmëfinale dhe çfarë do të na kishte lejuar të shkonim më lart. Didier e drejtoi këtë skuadër në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë këtij kampionati europian. Gjatë këtij muaji kam parë shumë profesionalizëm dhe kërkim të përsosmërisë. Ne duhet ta mbajmë ekipin francez në këtë drejtim.

Presidenti i Federatës  Franceze të Futbollit nuk e konsideron negativ kampionatin europian të kombëtares së tij. Ai mbron lojtarët dhe trajnerin pavarësisht pakënaqësisë dhe reagimeve negative të tifozëve të shumtë francezë.

Philippe Diallo, President i Federatës Franceze: Rezultatet janë përgjithësisht pozitive për sa i përket objektivi i vendosur për gjysmëfinalen u arrit . Nuk duhet të banalizojmë kurrë një arritje të tillë. Arritja në finale është demonstrimi i një paraqitjeje të nivelit të lartë.  që tregon se si skuadra franceze mbetet konkurruese dhe është në elitën e kombeve të mëdha të futbollit.

Didier Deschamps është nën drejtimin e “gjelave” që prej vitit 2012 dhe gjatë 159 ndeshjeve në stol ka arritur  të fitojë Botërorin e vitit 2018 e Ligën e Kombeve në 2021. Ndërkaq, në Botërorin e vitit 2022 u shpallën nënkampionë, ashtu siç edhe në Europianin e vitit 2016.

Klan News