Holanda është kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024. “Tulipanët” triumfuan në “Allianz Arena” të Mynihut kundër Rumanisë me rezultatin 3-0.

Sfida mes të dyja përfaqësueseve nisi me ritëm. Në minutën e 20’ Holanda gjeti golin falë Kodi Gakpos.

Ballkanasit kërkuan barazimin, por “tulipanët” nuk u lanë hapësira. Edhe në pjesën e dytë, holandezët e patën ndeshjen nën kontroll.

 Pas presionit të ballkanasve, “tulipanët” gjetën qetësinë me golin e Doniel Malen, që nuk shpërdoroi pasimin e Kodi Gakpos.

Sulmuesi 25 vjeçar goditjen finale ballkanasve ua dha në shtesë. Festë portokalli në Mynih, me skuadrën e Ronald Kuman që ishte shumë e fortë për Rumaninë.

Klan News