Shkroi historinë, duke shënuar golin më të shpejtë të Europianit, por përballë Spanjës, Nedim Bajrami është i motivuar për t’i dhënë kombëtares sonë kualifikimin në 1/16-at.

Në daljen para mediave, mesfushori pranoi se kuqezinjtë nuk kanë më presion dhe se rastet e krijuara duhet të shfrytëzohen në maksimum për të shënuar.

Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares: Presion tani çunat nuk kanë më, sepse është ndeshja e tretë. Janë skuadra që e dimë që janë të forta, ne nuk jemi Spanjë ose Francë ose që kemi shumë raste. Ato raste që i kemi duhet të bëjmë gol dhe besoj se si Shqipërisë jemi këtu që i dhamë Kroacisë 2 gola dhe Italisë gol për ne është një arritje e madhe. Ne duhet të hyjmë në ndeshje për të dhënë maksimumin. Normale që na duhet një fitore, por ato raste që na vijnë në ndeshje duhet të shënojmë gol dhe të japim maksimumin sepse jemi duke luajtur me një nivel internacional dhe nuk kemi aq shumë raste si Spanja, është normale. Duhet të jemi më konkretë para golit.

Për mesfushorin vëmendja të jetë e  madhe në repartin e mbrojtjes, ndërsa duhet të aplikohet kundërsulmi.

Nedim Bajrami, futbollist i kombëtares: Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj në krah apo si mesfushor sepse unë bëj maksimumin për skuadrën për ekipin, kështu që unë kur ka nevojë jam gati. E dimë të gjithë që Spanja do të na bëjë shumë presion kështu që në fazën difenzive që e kemi bërë edhe me Kroacinë edhe me Italinë edhe pastaj në kundërsulm i dimë kualitete që i kemi. Shpresoj që të gjithë tifozët kuqezi që do të vijnë në stadium, por edhe jashtë stadiumit e di që do të jenë atje dhe do të na suportojnë.

Përballja mes Shqipërisë dhe Spanjës do luhet të hënën e 24 Qershorit në Dyseldorf, me emocionet që do të mund t’i përjetoni ekskluzivisht në ekranin e TV Klan dhe Klan Radio.

Klan News