Sekretariati i Etikes vendosi sot të perjashtojë me 10 dite nga punimet e Kuvendit, kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetin Fidel Kreka.

Kërkesa u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste pas tensioneve dhe përplasjeve në seancën plenare të së enjtes.

Sipas socialistëve këta deputetë kryen veprime duke penguar zhvillimin normal të seancës.

Në krahun tjetër Partia Demokratike ka dorëzuar sot kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Sipas demokratëve, Peleshi ka kryer veprime aktive në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe ka mohuar të drejtat e deputetëve të opozitës, duke treguar hapur njëanshmëri politike në drejtimin e organit më të rëndësishëm kushtetutes – Kuvendit të Shqipërisë. 

Tv Klan

/tvklan.al