Skuadra me më shumë vlerë në botë shkon në 1728 mln euro. Me futbollistë të rinj të cilët janë të lidhur me kontrata afatgjata, Real Madidi mban vendin e parë sa i përket vlerave të transfertave të emrave që ka në përbërje.

Referuar studimit të bërë nga Observatori i Futbollit CIES, në dhjetëshen më të mirë, gjashtë klube janë të Premier Ligës.

Manchester City renditet i dyti, me një vlerësim të ‘lojtarëve në pronësi’ prej 1.471 miliardë eurosh. Një tjetër klub anglez, Chelsea e pason me vlerë 1.388 miliardë euro.

Londinezët kanë një skuadër me lojtarë të rinj të talentuar të lidhur me kontrata afatgjata e me shumë organikë.

Ndjek Arsenali me 1225 mln euro, ndërsa Barcelona pozicionohet vetëm e pesta me vlerën e futbollistëve në pronësi prej 1124 mln eurosh.

Në vazhdim, janë Liverpuli, PSG me vlerë 1088 mln euro, Mançester Junajtid, Totenhem dhe plotëson dhjetëshen Bajern Leverkusen, që ka ekipin më të kushtueshëm në Gjermani. Vendi i 13 dhe 14 për Interin dhe Milanin.

Klubi i futbollit jo europian me vlerë më të lartë është Palmeirasi me 211 mln euro, i pozicionuar në vend të 62.

Klan News

/tvklan.al