Përmbytjet në jug të Brazilit u marrin jetën të paktën 10 personave dhe lënë të bllokuar rreth 1500 banorë. Helikopterët po inspektojnë shtetin jugor brazilian të Rio Grande de Sul për të shpëtuar banorët e bllokuar dhe gjithashtu janë në kërkim të 21 personave të cilët rezultojnë të zhdukur.

Përmbytjet janë aq të rënda sa helikopterët nuk kanë mundur të ulen.

Gurvenatori i shteti përmes një postimi në rrjetin social “X” i ka kërkuar ndihmë qeverisë federale për të pëballuar situatën emergjente.

“President Lula, ju lutem dërgoni menjëherë sa më shumë mbështetje ajrore për Rio Grande do Sul. Ne duhet të shpëtojmë qindra njerëz në dhjetëra komuna që janë në emergjencë për shkak të shiut intensiv që tashmë ka rënë dhe që do të vazhdojë të bjerë në ditët në vijim,” shkruan ai.

 Qeveria federale i është përgjigjur pozitivisht lutjes për ndihmë të gurvenatorit.

“Qeveria jonë u bashkohet përpjekjeve të shtetit të Rio Grande do Sul, dhe bashkive për të kaluar këtë kohë të vështirë e cila është rezultat i ndryshimve klimaterike që prekin planetin,” shkruan Presidenti  Luiz Inácio Lula da Silva.

Sipas zyrtarëve, dhjetë persona u vranë, dy të tjerë humbën jetën kur makina në të cilën ndodheshin u përfshi nga përmbytjet në qytetin e vogël Paverama, kurse një person tjetër vdiq në një rrëshqitje dheu në Salvador do Sul.

“Ne vazhdojmë të punojmë shumë për të gjetur të zhdukurit dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve në zonat e rrezikuara,” tha gurvenatori.

Situata është kaotike në shumë bashki të vendit dhe nevoja për ndihmë është urgjente. Kryebashkiaku i Sinimbu në fjalën e tij për një media lokale tha: “Banorët e qytetit po jetojnë përmes një makthi. Kemi nevojë urgjente për ndihmë. Situata është e përkeqësuar.”

Shirat e rrëmbyer kanë pushtuar banesat dhe të paktën 20 rrugë që tashmë janë të pakalueshme.

Duke e bërë kështu edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave të emergjencës për të arritur në zonat e prekura dhe për evakuuar banorët.

Meteorologët kanë parashikuar shira të mëtejshëm që do të bien në rajon, vitin e kaluar më shumë se 30 njerëz u vranë në një ciklon në Rio Grande do Sul. /tvklan.al