Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit janë pikasur në një qendër tregtare në Stamboll. Çifti, i cili kishte dalë për blerje, u gjend para disa pyetjeve nga gazetarët.

“Donim të bënim ca blerje”, thanë ata. Aktori u pyet edhe për karrierën e tij, për të cilën u shpreh:

“Momentalisht, teatri po shkon shumë mirë. Projekte të reja janë në fazën e diskutimit, po lexoj skenarë.”

Özçivit e përmbylli me një urim për Vitin e Ri: “Ju urojmë të gjithëve Vit të Ri të lumtur e të begatë.”

Së fundmi, aktori njoftoi largimin nga kasti i serialit “Osmani”, pas 6 vitesh si protagonist. Drejtori i programacionit të Tv Klan, Albert Dumani zbuloi në një bisedë të fundit në “Rudina” tha se largimi i tij është nxitur nga Çağatay Ulusoy.

Suksesi i këtij të fundit në serialin “Dashuria e Eshrefit” që përkon me një pagesë prej 80-85 mijë eurosh për një episod, bëri që Özçivit të pretendonte një pagesë më të lartë, por nuk iu plotësua.

Si rrjedhojë, ai u largua në prag të sezonit të shtatë. Serialet “Osmani” dhe “Dashuria e Eshrefit” transmetohen në Tv Klan.