Të ftuar:

Eda Bylykbashi – Gjinekologe
Xheni Kozi – Pedagoge/ Trajnere gjimnastike
Në viber ( Nga Kosova ) Hajrullah Fejza – Specialist i Seksologjisë

2 receta

Qofte pule të ziera në salcë domatesh

500 gr gjoks pule ( i grirë )
2 vezë
100 gr bukë të thekur të grirë
100 ml qumësht
80 gr parmixhano i grirë
Kripë + piper të zi
1 qepë e vogël
Disa gjethe borziloku
700 gr pure domatesh
Vaj ulliri ekstra i virgjër

Në një tas vendosim mishin e pulës të grirë, shtojmë bukën e thekur të grirë + qumështin + vezët + parmixhano e grirë + kripë + piper të zi. Përziejmë brumin e qofteve mirë derisa shohim që na formohet një brum i lidhur. E mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë në frigorifer minimalisht 30 minuta.
Në një tigan të thellë vendosim, vaj ulliri dhe një qepë të vogël të grirë hollë, e skuqim atë lehtë dhe shtojmë purenë e domates. Ulim temperaturën dhe e lëmë të marrë valë ngadalë, duke shtuar 1 gotë ujë dhe gjethet borzilokut. Ndërkohë që salca zien ngadalë përgatisim qofte të vogla sferike. I shtojmë në tiganin me salcë dhe i lëmë të ziejnë për 25 minuta, pasi të kalojë kjo kohë gjithçka është gati për ta shërbyer. Shërbehet me bukë të thekur por pse jo dhe me 1 garuzhdë makarona të ziera.

Makarona me krem brokoli dhe pançetë

320 gr makarona
100 gr pançetë ( në kubikë )
1 brokoli ( rreth 350 – 400 gr )
1 thelpi hudhër
Vaj ulliri
3 lugë gjelle parmixhano i grirë
Kripë + piper të zi sipas dëshirës

Fillimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Në të cilën fillimisht ziejmë brokolin për 5-6 min. Më pas kullojmë brokolit dhe e vendosim në një tas ku do të shtojmë 2 lugë gjelle parmixhano të grirë pak ujë nga zierja e brokolit dhe përbërësit në tas, i kthejmë në pure me ndihmën e një blenderi dore.
Ndërkohë në një tigan thekim pançetën derisa të bëhet kërce, ndërsa në tenxhere me ujë shtojmë makaronat duke i zierë ato aq minuta sa është shkruar në paketim. Në tiganin me pançetën e karamelizuar shtojmë kremin e brokolit i përziejmë së bashku. Shtojmë pak lëng nga zierja e makaronave, përziejmë salcën, kullojmë makaronat dhe i shtojmë në tigan, i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku dhe menjeherë i shërbejmë.

Çfarë është terapia hormonale në menopauzë dhe si funksionon?

Si përmirësohet cilësia e jetës dhe mirëqenia emocionale e gruas përmes terapisë hormonale?

Ushtrimet fizike në menopauzë

/tvklan.al