11 subjektet politike që do të garojnë në 11 Maj kanë në dispozicion për të shpenzuar në fushate një total prej 131.201.816 Lekësh
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet në mbledhjen e kësaj të premteje.
Dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë pjesën e luanit, përkatësisht 65.291.390 dhe 44.818.545, me pas radhitet partia e Lirisë me 9.140.730 dhe social demokratët me 3.015.375, republikanët 2.689.112,70 , PDIU 1.792.735.
Ndërsa 5 forcat LZHK, PBDNJ, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Lëvizja e Legalitetit dhe NISMA nuk e kalojnë asnjëra fondin prej 900 mijë Lekësh të reja.
Fondet që kanë marrë secila parti:
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2.Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4.Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5.Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9.Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445
TOTALI 131.201.816
Tv Klan