Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, duke përmbyllur zyrtarisht procesin për të 12 qarqet e vendit. Por paralelisht, Partia Demokratike ka nisur kërkesat për përsëritjen e zgjedhjeve.
Qarku i parë për të cilin ka kërkuar mosnjohjen e rezultatin është qarku i Kukësit, ndërsa gjatë javës pritet që opozita të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve edhe për qarqet e tjera. Sipas tyre, nuk mund të certifikohet rezultati përpara se të jenë të disponueshme të dhënat e plota nga kompania postare DHL, veçanërisht ato që lidhen me votën e emigrantëve në Greqi.
Ilirjan Celibashi thotë se dokumentet kanë mbërritur në KQZ dhe do t’i vihen në dispozicion edhe Partisë Demokratike.
Kërkesa e PD për të mos njohur rezultatin dhe për të përsëritur zgjedhjet pritet të mbajë të hapur të hapur betejën paszgjedhore edhe për disa javë.
Klan News