Pranga për policë e ish-policë, SPAK i zbërtheu aplikacionin “Sky”
Ervin Mata, një personazh i njohur i policisë u shpall në kërkim me urdhër të SPAK me dyshimet se është përfshirë në krime të rënda.
Në pranga në kuadër të këtij operacioni ranë edhe disa punonjës dhe ish-punonjës policie, me dyshimet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale.
Hetimet e SPAK janë të bazuar nga komunikimet në rrjetin e enkriptuar “Sky”, ku deri më tani për episodet e hetuara kriminale janë nxjerrë 12 urdhër-arreste.
Prokuroria e Posaçme nuk ka ende një reagim zyrtar në lidhje me rastet kriminale dhe shkeljet ku janë përfshirë ata.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 