Kosova po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që janë përhapur në disa zona të vendit. Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën, duke bërë që 12 vatra zjarri të mbeten ende aktive.

Zonat më të prekura janë komunat e Ferizajt, Drenasit, Mitrovicës dhe Suharekës, ku zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të gjera dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në disa fshatra janë shkrumbuar ferma dhe janë djegur dhjetëra bagëti.

Për të ndihmuar në përballimin e flakëve, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Mitrovicë janë angazhuar edhe forcat e KFOR-it, të cilat po veprojnë me helikopterë.

/tvklan.al