Mijëra vizita në varrin e tij në Moskë

Ceremonia e përcjelljes së Aleksei Navalnit për në banesën e fundit, është shoqëruar me arrestime masive. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 128 pjesëmarrës ranë në pranga në 19 qyetete anekënd Rusisë përfshirë Moskën, ku u zhvilluan ceremoni përkujtimore në nderim të liderit të opozitës anti-Putin, që ndërroi jetë në burg më 16 Shkurt.

Sipas aktivistëve të opozitës, arsyet e arrestimeve kanë qenë të thjeshta, vetëm për pjesëmarrje në homazhe, pasi siç thonë ata, Navalny në Rusi është një simbol ekstremist. Ndërkaq në varrin e Alekseit në Moskë, më mijëra ishin ata që kryen homazhe duke vendosur buqeta me lule edhe këtë të Shtunë një ditë pas ceremonisë mortore, përfshirë nënën e tij Ludmillën.

Kremlini i druhet akoma trazirave të mbështetësve, pasi edhe në banesën e tij të fundit vazhdojnë të qëndrojnë barrierat metalike dhe masat e larta të sigurisë.

Tv Klan

/tvklan.al