13 persona u arrestuan nga Policia pas mbylljes së protestës kombëtare, mbajtur të shtunën e 28 nëntorit në Tiranë.
12 si të përfshirë në akte të dhunshme, duke u referuar në Prokurori për 6 akuza, më të rëndat shkelja e rregullave për lëndët plasëse dhe shkatërrimi i pronës me zjarr.
Një 18-vjeçar, i cili nga hetimet rezultoi të ishte i riu në këto pamje që ndez një molotov dhe e hedh atë në drejtim të efektivëve të policisë, u prangos dhe u referua në Prokurori për 7 akuza, më e rënda prej tyre ajo e tentativës për vrasjen e një efektivi të forcave të rendit.
Policia tha në një njoftim zyrtar se ai u arrestua menjëherë pas hedhjes së molotovit pranë ish-hotel “Dajti”.
Nga hetimet e kryera në orët pas protestës së mbajtur për disa orë në Tiranë, Policia identifikoi edhe 19 persona të tjerë, pjesëmarrës në protestë, të cilët dyshohen se janë përfshirë në akte të dhunshme.
Ata u proceduan në gjendje të lirë dhe materialet hetimore iu dërguan Prokurorisë së Tiranës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 