Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 43 vatra zjarri, prej të cilave 13 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 22 janë shuar.
Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në pyll ahu dhe shkurre, por pa rrezik për zonat e banuara. Operacioni mbështetet sot edhe nga një helikopter nga ajri.
Edhe vatrat në Vajkal të Bulqizës, Qafë Helmës dhe Lundre të Matit janë ende aktive. Ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Vatra në Gallatë të Kurbinit vijon aktive në një terren të vështirë. Ndërsa puna e ekipeve në terren është përqëndruar në vatrat Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Lezhës, me ndërhyrje edhe nga ajri.
Nuk janë shuar ende zjarret në Mnelë e Vogël, Bardhaj–Myselim dhe Mali i Tërbunit në qarkun e Shkodrës. Në Mnelë e Vogël janë raportuar 2 banesa në rrezik, të cilat po mbrohen nga forcat zjarrfikëse.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes vatra aktive ka edhe në Elbasan, Fier dhe Vlorë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
