Pas Elbasanit, Tirana është qyteti i dytë më i madh festiv i Ditës së Verës.
“Edhe pse moti nuk ishte në favor të kryeqytetasve nuk i pengoi këta të fundit për të zbritur për të festuar në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku bashkia është kujdesuar për të organizuar aktivitete të ndryshme për të gjitha grupmoshat”, raportoi gazetarja Erikleda Dorezi.
“Është hera e parë që e festoj në Tiranë, e festoj gjithmonë me familjen, më duket shumë bukur”, tha një qytetare.
Përgjatë bulevardit nuk munguan punimet artizanale, agroturizmet, panairi i luleve dhe ai i librit, si dhe muzike nga DJ të njohur.
Festimet e 14 Marsit kanë tërhequr vëmendjen edhe të vizitorëve të huaj.
“Ne vijmë nga Franca, bëmë një xhiro dhe duket shumë fantastike. edhe në kemi diçka të ngjashme në Francë gjatë dimrit ose verës”, tha një turiste.
“Ne kemi ardhur një ditë para në Shqipëri, atmosfera është shumë e bukur dhe jemi duke e shijuar. Do blejmë edhe në verore”, u shpreh një tjetër.
Krahas këndit sportiv, ajo që tërhoqi më shumë kureshtjen e të vegjëlve ishin 4 balonat me ajër, të vendosur për herë të parë në tiranë në sheshin “Skënderbej”.
Për shkak të festimeve, deri në orën 16:00 nuk lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe “Papa Gjon Pali” deri në orën 23:00 të mbrëmjes.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
