Me emocionin e një përvjetori special dhe e veshur me fustanin e sezonit të parë, juristja Eni Çobani nis këtë të diel edicionin e 15-të të rubrikës “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan.
Përgjatë 15 viteve plot përkushtim, punë dhe histori njerëzore ka përcjellë vetëm dashuri dhe besim te publiku shqiptar.
Ky start i ri nuk është thjesht një nisje sezoni, por një festë kujtimesh të paçmueshme që kanë rezistuar në kohë po aq bukur sa ditën e parë.
Ardit Gjebrea: Pas një pushimi takohemi përsëri.
Eni Çobani: Pushuam dhe punuam. Ne të dyja nuk i ndajmë dot bashkë, edhe pushojmë edhe punojmë, sepse e tillë është puna dhe të tilla janë proceset.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë ‘Shihemi në Gjyq’ na pret.
Eni Çobani: Po, na pret.
Ardit Gjebrea: Fillon një sezon i ri dhe është i…?
Eni Çobani: Është i 15-i. Dhe unë meqë është një shifër, që është gati përvjetor kam dashur ta festoj me veshjen e parë që kemi filluar sëbashku. Kjo është veshja e sezonit të parë që kam zhvilluar me Arditin, kështu që është kënaqësi dhe në emër të gjithë kësaj dashurie që kemi përcjellë në këto 15 vite, edhe kjo veshje ka qëndruar si atëherë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
