Midis Marsit dhe Majit 2020 pati 160 mijë vdekje më shumë në Evropë sesa vitet e kaluara. Këtë e bëri të ditur EUROSTAT, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, i cili analizoi të dhënat paraprake të 24 vendeve të BE-së në lidhje me mesataren e vdekjeve të së njëjtës periudhë nga 2016 deri në 2019. Të dhëna të cilat, sipas EUROSTAT, janë të dobishme për vlerësimin e efekteve direkte dhe efektet indirekte të pandemisë Covid-19 në popullatën evropiane.

Sipas këtyre shifrave rezulton se rritjen më të madhe të vdekjeve e kishte Italia dhe Spanja. EUROSTAT saktëson se Spanja, Italia, Belgjika, Holanda, Suedia dhe Franca janë ndër vendet me rritje më të lartë të vdekshmërisë.

Italia, që nga fillimi i Marsit, ka përjetuar një numër dukshëm më të lartë të vdekjeve sesa vitet e kaluara dhe ishte vendi i parë që arriti kulmin, në fund të Marsit. Rritja më tej u reflektua në Spanjë, e cila nga fillimi i Prillit dyfishoi numrin e vdekjeve javore të regjistruara në krahasim me të njëjtën javë në vitet e mëparshme.

Klan Plus