Miliona besimtarë u mblodhën në Buenos Aires në Argjentinë këtë të hënë për të marrë pjesë në meshën e drejtuar nga Papa Leoni i 14-të.

Sipas autoriteteve, rreth 2.5 milionë  njerëz morën pjesë në këtë aktivitet, duke shënuar një rekord për një vizitë papale në Argjentinë, pas gati katër dekadash.

Besimtarët u rreshtuan për kilometra përgjatë një prej bulevardeve kryesore të kryeqytetit, duke valëvitur flamujt e Vatikanit dhe duke brohoritur “Jetë të gjatë Atit të Shenjtë”.

Papa Leoni përshkoi turmën me makinën e hapur, ndërsa në fjalën e tij shprehu gëzimin për besimin katolik në Amerikën e Jugut.

Papa Leoni vizitoi edhe një qendër kujdesi për personat me aftësi të kufizuara në periferinë jugore të Buenos Airesit, ku mijëra njerëz ishin mbledhur gjithashtu me shpresën për ta parë atë.

Vizita në Argjentinë është pjesë e një turi në tre vende të Amerikës së Jugut, që përfshin edhe Uruguain dhe Perunë.

Gjatë qëndrimit në Argjentinë,  Papa Leoni i bëri thirrje presidentit Javier Milei të tregojë kujdes ndaj shtresave më të varfra dhe të jetë i matur në përdorimin e pushtetit.

/tvklan.al