Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2.6 vite burg ish-zyrtaren e lartë, Alda Klosi.

Kjo e fundit u gjet fajtore nga prokuroria për veprat penale të refuzimit dhe fshehjes së pasurisë.

Megjithatë ish-zyrtarja do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, e kësisoj do t’i ulet 1/3 e dënimit, çka do të thotë se do vuajë vetëm 20 muaj burg.

Ndërkohë sanitarja e zyrtares së lartë, Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg, ndërsa djali i saj Havieri me 5 vite.

Të dy ata akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda, pasi në dhjetor të 2022, në banesën e tyre policia gjeti rreth 500 mijë Euro, para të cila më pas rezultuan se ishin marrë tek shtëpia e Alda Klosit.

Ashtu si ish-zyrtarja e lartë, edhe nënë e bir përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke ulur kështu 1/3 e dënimit të tyre.

Në seancën e mbajtur këtë të martë sanitarja Rozeta Dobi shprehu sërish pendesën e saj për veprimin e kryer, teksa rikujtoi se paratë ia kishte dhënë për t’i mbajtur vetë Alda Klosi.

Tv Klan