SPAK ka njoftuar mbylljen e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të tre personave, të cilët dyshohet se kundrejt ryshfetit kanë tentuar të transferojnë dënimin e një të burgosuri nga Turqia në Shqipëri.

Konkretisht, bëhet fjalë për Zef Malin, ish‑oficer pranë Gardës së Republikës, i cili së bashku me K.D. i kanë marrë J.Ç. 20 mijë euro, me qëllim që i vëllai i saj, i dënuar në Turqi, të shlyente pjesën e mbetur të dënimit në vendin tonë.

Komunikimet për zgjidhjen e këtij rasti kanë nisur në janar të vitit 2025 deri në tetor, ku Mali dhe K.D. kanë siguruar J.Ç. dhe familjarët e saj se kishin mundësi të ndikonin në Ministrinë e Drejtësisë për realizimin e këtij transferimi, procedurë e cila gjatë hetimit të SPAK rezultoi se kishte nisur të realizohej.

Tv Klan

/tvklan.al