Interesi për trashëgiminë kulturore duket se ka nisur me ritme të kënaqshme që në muajin e parë të vitit. Sipas shifrave të publikuara nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, mbi 20 mijë vizitorë vendas dhe të huaj kanë vizituar sitet kulturore përgjatë janarit 2026.
Pjesën më të madhe të vizitorëve e kanë tërhequr Muzetë Kombëtarë, me 11 mijë e 315 persona. Ndërsa 6 mijë e 12 vizitorë kanë zgjedhur Parqet Arkeologjike dhe 2 mijë e 693 të tjerë kanë frekuentuar kalatë dhe monumentet kulturore në vend.
Në krye të listës së siteve më të vizituara renditet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, me 4 mijë e 948 vizitorë. Pasohet nga Parku Arkeologjik i Shkodrës me 3 mijë e 475 vizitorë, Kalaja e Gjirokastrës me 2 mijë e 167, Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat me 1 mijë e 604, si dhe Parku Arkeologjik i Butrintit me 1 mijë e 100 vizitorë.
Shifrat e janarit konsiderohen si një tregues inkurajues për ecurinë e turizmit kulturor, në një periudhë që tradicionalisht nuk konsiderohet sezon i lartë turistik.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 