Kanë kaluar dy dekada që nga debutimi i serialit Hannah Montana në Disney Channel, një prej prodhimeve më të suksesshme për publikun e ri, që shndërroi Miley Cyrus në një yll ndërkombëtar.

Me rastin e 20-vjetorit, artistja është rikthyer simbolikisht në rolin që e bëri të famshme, duke vendosur sërish paruken ikonike bionde në një program special të xhiruar përpara një publiku në studio. Speciali rikthen momentet më të dashura të serialit dhe përfshin intervista, të ftuar specialë dhe performanca muzikore.

Seriali rrëfente historinë e Miley Stewart, një adoleshente e zakonshme që jetonte një jetë të dyfishtë si këngëtarja e famshme Hannah Montana, duke u përpjekur të ruante sekretin nga shokët e shkollës. Në kast bënte pjesë edhe Billy Ray Cyrus, babai i saj në jetën reale, në rolin e babait dhe menaxherit.

“Hannah Montana” u kthye në një fenomen global për Disney, duke gjeneruar albume, produkte të shumta dhe turne koncertesh. Megjithatë, gjatë viteve të transmetimit, imazhi publik i Miley Cyrus ndryshoi ndjeshëm, duke krijuar kontrast me figurën e pastër të personazhit që ajo interpretonte.

Edhe pse në të kaluarën Billy Ray Cyrus ka deklaruar se seriali vendosi presion mbi familjen, ai shfaqet në specialin e përvjetorit, por mungoi në premierën e mbajtur në Los Angeles.

Sot, 33 vjeç, Miley Cyrus vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës. Ajo është nderuar me çmimin Disney Legend Award në vitin 2024 dhe ka fituar një Grammy Award për hitin Flowers, kënga më e dëgjuar e vitit 2023.

Në premierën e specialit munguan disa nga emrat e njohur të serialit, përfshirë Emily Osment, e cila u shpreh përmes Instagram se ishte e angazhuar me xhirimet e sitcom-it Georgie and Mandy’s First Marriage.

Speciali i përvjetorit, i moderuar nga Alex Cooper, prezantuese e podcast-it Call Her Daddy, pritet të tërheqë interes të madh nga fansat e vjetër dhe brezi i ri.

Ndërkohë, fansat besnikë vijojnë ta konsiderojnë “Hannah Montana” një fenomen që kapërcen brezat, duke mbetur një nga serialet më të dashura për publikun e rinj edhe sot.

/tvklan.al