Kanë kaluar dy dekada që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm. Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.
Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve. Familjarë dhe qytetarë të tjerë kujtojnë çdo vit këto viktima, e ashtu do të ndodhë edhe këtë vit. Për t’i nderuar viktimat do të jetë në Studime sot edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. /klankosova
/tvklan.al












Botërori 2026 
