Në vitin 2025, Britania përjetoi vitin më të nxehtë në histori, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2022.
Shërbimi Meteorologjik i Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se vitet e fundit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të temperaturave.
Sipas Met Office, temperatura mesatare vjetore për vitin 2025 ishte 10.09 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e vitit 2022, i cili kishte një mesatare prej 10.03°C. Ky është vetëm viti i dytë që temperatura mesatare vjetore ka kaluar kufirin e 10°C.
Ky trend i rritjes së temperaturës ka sjellë që katër nga pesë vitet e fundit të jenë në pesë vitet më të ngrohta që nga viti 1884, një tregues se si po ndryshon shpejt klima e planetit.
Mark McCarthy, kreu i departamentit të klimës në Met Office, tha se “ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu ka ndikim të drejtpërdrejtë në klimën e Britanisë.”
Organizata Meteorologjike Botërore theksoi se dhjetë vitet e fundit kanë qenë vitet më të nxehta.
Ndryshimet e klimës kanë ngritur shqetësime serioze për ndikimet që do të ketë për të ardhmen e planetit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 