Një vajzë e re humbi tragjikisht jetën pasi iu nënshtrua një operacioni në hundë. Truri i Maria Chiara Mete reshti së punuari, pas procedurës në klinikën private Casa del Sole, në Itali. E reja ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Studentja iu ishte nënshtruar rinoplastikës, rimodelimit të hundës. Ajo udhëtoi drejt klinikës që ndodhej në Formia, më 17 Qershor.

Nuk dihet se çfarë shkoi keq, por avokatët e familjes së 21-vjeçares arritën të merrnin një urdhër gjykatë për të sekuestruar tubat e frymëmarrjes, pas dyshimeve se mund t’i jetë ndërprerë furnizimi me oksigjen.

Familja e saj deklaroi gjithashtu se mund të ketë pasur një reaksion të keq ndaj medikamenteve të përdorur për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen gjatë ndërhyrjes.

Maria pësoi arrest kardiak dhe më pas përfundoi në koma. Ajo u dërgua me urgjencë në një tjetër spital në Latina, kur mjekët e deklaruan me tru të vdekur dhe i thanë familjes së 21-vjeçarja nuk do të rikuperohej kurrë.

Hetuesit konfirmuan nisjen e hetimeve dhe thanë se ishte urdhëruar kryerja e autopsisë në trupin e së resë. Ndërkohë familjarët e saj u kanë bërë thirrje autoriteteve që të bëjnë gjithçka për të zbardhur këtë tragjedi./tvklan.al