22-vjeçarja: U ndava nga burri për shkak të nënës, ishte e pamundur të…



22-vjeçarja: U ndava nga burri për shkak të nënës, ishte e pamundur të…

15:00 02/03/2020

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e nënës së dy fëmijëve, Landa Zeneli. Landa rrëfeu në studio se familja e saj jeton në varfëri të tejskajshme, por përveç kësaj, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë probleme të shumta shëndetësore.

Landa vuan nga diabeti dhe për shkak se sëmundja është agravuar është detyruar të presë këmbën. Djali 14 vjeç është detyruar të braktisë shkollën që të kujdeset për prindërit, ndërsa vajza 22-vjeçare Hanife Zeneli rrëfeu se është ndarë nga burri për t’u kujdesur për nënën.

Ajo ishte e pranishme në studio, ku tregoi se burri i kërkoi të zgjidhte mes tij dhe familjes së saj dhe ajo zgjodhi familjen.

Mirela Milori: Ti ke ardhur se je me mamin, me prindërit, kujdesesh për ta?

Hanife Zeneli: Po!

Mirela Milori: Mesa di unë ti ke qenë e martuar?

Hanife Zeneli: Po!

Mirela Milori: Tani nuk je më?

Hanife Zeneli: Jo!

Mirela Milori: Po pse u ndave?

Hanife Zeneli: U ndava për shkak të nënës dhe një çik sepse nuk ishte për familje!

Mirela Milori: Martesa ishte me dashuri apo me mblesëri?

Hanife Zeneli: Me mblesëri!

Mirela Milori: Ti duhet të kujdeseshe për prindërit, por nuk gjete mbështetje nga ana e burrit që të kujdeseshe për ta dhe të tha: O me mua ose me ata?

Hanife Zeneli: Po! Ishte e pamundur të gjeja gjuhën me të.

Mirela Milori: Unë e kuptoj që ndoshta ai ka dashur familjen e tij, por në një gjendje të tillë, me dy prindër invalidë, me një vëlla të vogël, nuk e gjete dot gjuhën të komunikonit, t’i thoshe që disa ditë duhet të kujdesem për ta të paktën?

Hanife Zeneli: Ishte e pamundur!

Mirela Milori: Punon?

Hanife Zeneli: Jo!/tvklan.al





Të ngjashme