Të paktën 24 persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarrvënieje të qëllimshme në një studio kinematografike në qytetin Kioto, Japoni.

Bilanci mbetet ende i përkohshëm, pasi ka ende persona që rezultojnë të zhdukur. Mediat vendase raportojnë se autori i ngjarjes së rëndë është një 41-vjeçar, i cili spërkati studion me benzinë dhe i vuri flakën. Ai u arrestua nga policia dhe u shoqërua në spital me plagë djegieje.

Shkaqet e sulmit ndaj studios që prodhonte filma të animuar, mbeten të panjohur.

Tv Klan