Policia: I prodhonte dhe shiste për grupet kriminale në Lezhë

Dy mina me telekomandë, gati për t’u shitur janë sekuestruar në Milot. Ky është 24-vjeçari Arkil Selimi i cili e kishte fshehur lëndën plasëse në trup.

Lëvizjet e 24-vjeçarit kanë qenë të monitoruara nga policia. Ai do t’i transportonte nga Fushë Kruja në Lezhë. Arkil Selimi dyshohet se do t’ua shiste lëndën eksplozive grupeve kriminale. Nga hetimet e policisë rezulton se 24-vjeçari i montonte vetë minat dhe më pas i tregtonte kundrejt fitimit të shumave monetare.

Në qarkun e Lezhës policia ka sekuestruar edhe me herët lëndë eksplozive artizanale të përgatitura gati për shpërthim në distancë.

Klan News