Vapa ekstreme e këtij qershori, që ka mbërthyer gjithë Europën, po thellon numrin e viktimave. Franca është vendi që po e përjeton më keq, ku numri i të vdekurve vijon të rritet dita-ditës.
I nxehti ekstrem që ka përfshirë dhe po vazhdon në pjesën më të madhe të Europës po thellon bilancin e viktimave. Në Francë, kryeministri Sébastien Lecornu njoftoi për 40 të mbytur gjatë ditëve të fundit, shumica të rinj, në përpjekjet e tyre për t’i shpëtuar vapës duke u freskuar në dete, liqene e lumenj, për t’iu shmangur temperaturave deri në 44 gradë Celsius. Bilanci është edhe më i rëndë, nëse i shtohen edhe raste si dy të miturit që u gjetën të pajetë brenda një makine të mbyllur e të mbinxehur nga vapa.
Kritike është situata edhe në Gjermani, ku numri i të mbyturve arriti në 5. Në Itali e Spanjë, qytetet kryesore janë në alarmin maksimal të kuq. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit po përvëlohet në temperatura që arrijnë deri në 44 gradë, në juglindje të Britanisë së Madhe i nxehti u ndërpre papritur nga stuhitë e fuqishme, vetëtimat dhe përmbytjet e rrufeshme. Megjithatë, ky lehtësim është i përkohshëm, pasi meteorologët paralajmërojnë se temperaturat ekstreme deri në 40 gradë do të rikthehen sërish atje gjatë ditëve në vijim.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 