“Mbi 28 mijë maturantë kanë këtë të hënë ata dhanë provimin e e parë të Maturës Shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Ndërkohë që edhe këtë vit doli teza e provimit disa minuta nga nisja e tij.”

Ministria e Arsimit dhe Sportit reagoi menjëherë pas publikimit të tezës së provimit, duke e cilësuar si një akt të shëmtuar, por publikimi pas nisjes së provimit, nuk ndikon aspak në proces dhe as nuk zhvlerëson punën dhe mundin e mijëra mësuesve e punonjësve arsimorë. Nga ana tjetër tha se dënon fuqimisht çdo përpjekje për të minuar integritetin e procesit të provimit.

Ndërkohë që maturantët e pyetur pas përfundimit të provimit thanë porcesi ishte i rregullt.

“Ishim pa telefona. Kishim në dorë vetëm stilolapsin, lapsin dhe kartën e identitetit. Asgjë tjetër.”

“Jo fare (nuk patën probleme). Ishte shumë okej çdo gjë. Edhe organizimi, çdo gjë super.”

Këtë të Hënë maturantët kanë dhënë provimin e gjuhës së huaj, dhe sipas tyre teza nuk ishte shumë e vështirë.

“Anglisht. I thjeshtë.”

“Jo shumë i vështirë. Shumë mirë shkoi, e kënaqur.”

“Jam gjuhë e parë Frengjisht dhe kisha provimin në Frengjisht. Nuk di të them asnjë gjë nga Anglishtja. Ishte e thjeshtë.”

Më 10 Qershor maturantët do të japin provimin e detyruar të gjuhës Shqipe dhe Letërsisë,më 18 Qershor kanë Matematikën, ndërsa lënda me zgjedhje do jetë më 24 Qershor. Provimet e Maturës Shtetërore kanë peshë për të gjithë maturantët pasi notat llogariten në garën për në universitet.

Klan News