Mbi 285 mijë vizitorë kanë zgjedhur Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë nga janari deri në muajin maj. Kjo zonë turistike e vendit vizitohet në çdo ditë të javës.
Interesi është i lartë edhe nga turistë të huaj, të cilët vijnë nga shtete të ndryshme. Ata vlerësojnë natyrën e paprekur, bukuritë e zonës si dhe qetësinë që nuk e gjen në vende të tjera. Ata vlerësojnë mikpritjen e njerëzve si dhe çmimet e arsyeshme.
Këtu vizitorët mund të bëjnë xhiro me varka apo të ecin në shtigjet e parkut në këmbë apo me biçikleta.
Natyra e egër dhe pylli me pisha kombinohen këtu me detin. Sipas guidave turistike, interesi mbetet i lartë edhe gjatë muajve të verës. Rezervimet në hotele janë të shumta deri në muajt tetor dhe nëntor.
Me interesin në rritje të vizitorëve, Divjaka është kthyer në një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit natyror.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 