Rigersa, Fortunato dhe Leandra janë 3 finalistët e “X Factor Albania” në Tv Klan sipas Salvatores.
Alketa Vejsiu: Më thuaj 3 emra që do të shkojnë në finale sipas teje?
Salvatore: E vështirë, por them Rigersa, Fortunato dhe Leandra.
Konkurrenti ka marrë komplimenta nga Adi Krasta, i cili thotë se Salvatore tregon inteligjencë, meçuri në të gjitha fushat jo vetëm në atë të muzikës.
“Aprovoj inteligjencën, mençurinë që Salvatore tregon pa sforcim jo vetëm në fushën muzikore, por edhe në të modës, gjuha e trupit, të gjitha më bëjnë të pyes veten: Të ketë qëlluar që një njeri me aftësi më të larta se niveli i zakonshëm i këtij konkursi të ketë ardhur për të marrë pjesë në këtë konkurs për ta përdorur si trampolinë që publiku i tij, ai italian, të hedhë vështrimin. Është fati i madh i këtij programi dhe njëkohësisht e çmoj publikun shqiptar. Ne të vlerësojmë për atë që je nga pikëpamja artistike dhe njerëzore”, u shpreh Adi Krasta.
/tvklan.al